Këngët polifonike të kënduara nga grupi i Çamërisë mbrëmjen e së shtunës kanë çelur festivalin ?Cloud Fest? teK Reja.
Interpretimet e varianteve të ndryshme nga të gjitha trevat e Labërisë kanë qenë të larmishme dhe kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë.
I pranishëm në çeljen e këtij festivali ishte dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.Instalacioni artistik i Fujimotos, i vendosur përballë Galerisë Kombëtare të Arteve feston 1-vjetorin e mbërritjes në Shqipëri.
Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj tha se festivali i dedikohet këtij një vjetori. Pavarësisht kritikave që pati ardhja e kësaj vepre arti në Tiranë, për kryebashkiakun konsiderohet një arritje e madhe përderisa ka mirëpritur plot 150 aktivitete kulturore.