http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës i është bindur paktit politik mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke dekretuar datën e re të zgjedhjeve parlamentare, 25 Qershorin. Po ashtu, pas tërheqjes së mazhorancës nga zgjedhjet lokale në Kavajë, kreu i shtetit ka dekretuar po më 25 Qershor, zhvillimin e votimeve për kryetar të kësaj Bashkie. ?Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë këto kërkesa, si vijon: Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017. Theksojmë se kjo datë i përket ditës së dielë të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017 dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.?Kreu i shtetit vlerëson marrëveshjen politike e cila mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhje.?Në vijim të iniciativës së Tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë.?Para arritjes së marrëveshjes, Presidenti Bujar Nishani, thirri dy herë në zyrën e tij dy protagonistët kryeministrin dhe kreun e opozitës, me synimin gjatjen e kompromisit politik. Por, të dyja takime nuk dhanë asnjë produkt pozitiv.