E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (21 maj 2017)

2017-07-07 14

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronika e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-254/

Vjollca ka ftuar djalin e saj, Eltonin, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t?i thënë se jeta vazhdon edhe pse kanë kaluar shumë vështirësi.

?Unë jetoj në Greqi dhe kam tre fëmijë, Remzien, Eltonin dhe Madjonin. Prej ?93 jetojmë në Greqi, ekonomia na shkoi mirë. Kur kam ikur dy fëmijë i kam marrë me vete, kurse Eltonin që kam thirrur sot ma mbajti mamaja ime sepse ma ka marrë që 6-muajsh dhe ma bëri 8 - vjeç dhe nuk ma jepte. Por në ?97, që filloi rrëmuja, mamaja më tha të vish ta marrësh dhe u detyrova shkova e mora dhe djalin. Punonim të pestë, ekonomia ishte shumë e mirë.? Vjollca shprehet se bashkëshorti i saj punonte në dy punë, në ndërtim dhe si roje nate, për të rritur fëmijët në Greqi. Më 27 Dhjetor 2015 bashkëshorti i Vjollcës pësoi hemorragji cerebrale dhe bëri tre operacione në kokë për të shpëtuar, por pas 2 muajsh qëndrimi në spital nuk ia doli dhe ndërroi jetë. ?Kjo ngjarje na ka trishtuar jashtë mase dhe na vuri shumë poshtë si familje. Unë nuk iu jepja dot kurajë fëmijëve, por edhe fëmijët mua. Filluam punët, të ecnim, sidomos Eltoni, meqënëse kishte pikturën në zemër, bëri një festival në Greqi me shpenzimet e tij, duke i dhënë ndihmë dhe bashkia. Por atje ku thamë të fitonim, ne humbëm sepse Eltoni ishte në pistë me këngëtarët që kishte ftuar dhe tre grekë i dëmtuan të gjitha pikturat, duke i shkelur me këmbë. Kjo përsëri riktheu trishtimin tonë. Për Tonin duhej shumë kohë që t?ia hiqnim këtë mërzitje.?

Gjatë përgatitjeve për 3-mujorin e përkujtimit të bashkëshortit të saj, Eltoni pësoi një aksident me makinën e dhuruar nga i ati. Ai ishte përplasur me një makinë tjetër, në të cilën shoferi ishte dëmtuar shumë, ndaj Eltoni mendoi se kishte ndërruar jetë. Nga kjo frikë, ai pësoi gjendje shoku dhe ra në komë.

?Vrapuam prap në spital, në atë spital që kishte vdekur bashkëshorti. M'u desh prapë të shkoja, ishte shumë e rëndë. E kam mbytur në lot atë spital. I shkoja Tonit pranë i flisja, por ai nuk fliste, 15 ditë ka qëndruar pa folur, i iku zëri dhe fshinin vetëm lotët e tij. I kërkuam atij çunit që të vinte, sepse Toni e mendonte të vdekur. U ngrit, erdhi dhe i shtrëngoi dorën Tonit dhe i tha se të dy jetojnë.?

Kaluan muajt dhe Toni vendosi të bëjë sërish një festival në Selanik. Për herë të parë, ai i lumtur telefonon të ëmën dhe i thotë se gjithçka shkoi mirë dhe kishte shitur shumë piktura.

?Por nuk zgjati gjatë ky gëzim. Sa u gdhi mëngjesi, ditë e Diel, ora 09:30, mora një telefonatë që Toni shkoi përsëri në spital. Nuk e dija ç?kishte ndodhur. Gjithmonë pyesja veten se pse Toni. Shkoj përsëri në spital, e gjej djalin përsëri në gjendje kome. Nuk më treguan ç?kishte ndodhur sepse unë nuk mblidhja dot veten. Pas 2 ditësh, një doktor më tha që djali kishte prerë damarët. Toni kur bëri festivalin, e kërcënua...

Free Traffic Exchange