E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (21 maj 2017)

2017-07-07 10

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-254/

Diziona 15-vjeçare ka ftuar të ëmën Suzanën, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në e ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi dëshiron t?i kërkojë të buzëqeshë dhe të mos e lejë veten pas dore për hir të problemeve të tyre.

?Jeta jonë ka qenë disi e vështirë, le të themi. Mami, babi dhe unë jetonim në një fshat të thellë të Burrelit. Kur isha 5 - vjeç vuaja nga një sëmundje. E zbuloi mami sepse kur më morri për të më bërë dush, pa disa njolla të zeza në trup dhe në atë moment thërriti babin. Ai është infermier dhe e kuptoi që diçka nuk shkonte tek unë. Në një moment sëmundja shpërtheu edhe nga jashtë dhe mu shfaq hemorragji shumë e madhe.?

Diziona rrëfen se një pasdite pësoi hemorragji dhe e dërguan në spitalin e Burrelit me kalë, sepse nuk gjendej makinë. Në spital thanë se ajo duhej të nisej me ambulancë në Tiranë, pasi nuk e trajtonin dot sëmundjen e saj. Ajo u diagnostikua me një sëmundje gjaku, në Hematologjinë e Pediatrisë.

?Ata zbuluan tek unë që kishte diçka që nuk shkonte me palcën kurrizore, pasi më bënë një gjilpërë shumë të madhe. Kur e kujtoj e kam shumë të vështirë atë moment. Kur dolën analizat, më diagnostikuan me Trombocitopeni. Palca nuk i prodhonte mirë pllakëzat e mia të gjakut, ndaj nuk e bënin mpiksjen që duhet të bënin. Më përcaktuan kushtet e sëmundjes dhe një nga këto ishte që duhet të kisha spitalin afër, por ne jetonin shumë thellë.?

Të gjendur në këto kushte, Diziona dhe e ëma u detyruan të shpërnguleshin në Tiranë, pasi rrezikonin shumë nëse ajo do të pësonte sërish hemorragji në fshat. Diziona tregon se një mik i të atit i ndihmoi të gjenin një dhomë në Institut edhe pse kushtet nuk ishin të mira. I ati i saj qëndroi në fshat sepse duhej të punonte, por largësia ishte shumë e vështirë për ta. Ajo ka një motër nga martesa e parë e të ëmës, e cila jeton me gjyshërit, pasi ata nuk kishin mundësitë ekonomike për të përballuar edhe jetesën e saj.

?Unë jetoj me mamin, pasi prindërit u divorcuan. Ata ia hidhnin fajin vetes që unë sëmuresha vazhdimisht sepse doktoresha thoshte që duhej një trajtim akoma më i mirë për këtë sëmundje. Domethënë trajtimi vinte nga Burreli, që ishte trajtim i dobët në Tiranë dhe duhej një më specifik jashtë, por ishte e pamundur. Rroga e babit ishte gjysma kredi, të na mbante ne në Tiranë, veten dhe rrugën lart e poshtë. Ata u ndanë sepse menduan se unë do t?ia hidhja sëmundjes po të ndaheshin ata, por faktikisht u përkeqësova akoma më shumë. Përveçse isha sëmurë fizikisht, u sëmura edhe moralisht nga divorci i prindërve. Nga divorci u pre një pension ushqimor 120 mijë lekë të vjetra dhe ato nuk vinin rregullisht. Edhe Kemp -i im që ishte 100 mijë lekë të vjetra, që e lidhëm shumë vonë. Ishte e pamundur që ta përballonim jetesën në Tiranë.?

Diziona shprehet se kanë kaluar shumë vështirësi, pasi për shkak të gjendjes...