Ora News - Mediu: Pas zgjedhjeve do shikojmë për koalicionet

2017-07-07 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në studion e lajmeve të Ora News, se forca që ai drejton do të regjistrohet subjekt më vetë në zgjedhjet e 25 qershorit, por më pas do të shikohen mënyrat e bashkëpunimit për të maksimizuar votën tek ajo sigël që do të jetë fituese.
Mediu: PR do të regjistrohet si subjekt më vetë dhe pastaj do të shikojmë kush janë mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën pikërisht tek ajo sigël e cila duhet të jetë sigël fituese.
Nuk do ti them të gjitha tani se do ketë edhe më prapa. Ne kemi një histori marrëdhënieje me PD shumë më ndryshe se subjektet e tjera, të hershme, historike dhe qëllimi ynë i përbashkët ka qenë si në opozitë dhe qeveri të garantojmë standarde për zgjedhe dhe pastaj nëse kemi qenë në qeverisje për të garantuar qeverisje normale ose në opozitë, një opozitë sa më solide.
Mediu shpjegoi se nëse të gjitha partitë e vogla bëhen bashkë mund të marrin 20 deputetë, duke theksuar se kjo duhet parë me vëmendje pasi nuk mund të neglizhohet ajo pjesë e shoqërisë që nuk voton as PD dhe as PS.
Mediu: Kërkesat për ndryshimin e kodit kanë qenë të herë pas hershme. Dua të kujtoj që ne kemi pasur një komision ad hoc që nuk vendosi asgjë. Për fatin e keq PS refuzoi të merrte në konsideratë kërkesat dhe një pjesë e partive si PR apo LSI kishin propozuar dhe ndryshime të tilla në Kodin Zgjedhor ku gjithësecili subjekt vlerësohej mbi potencialin e vet dhe jo të shtrëngohej në koalicione që ishin ndonjëherë të padëshirueshme ose kontrollonin procesin zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-pas-zgjedhjeve-do-shikojme-per-koalicionet/

Free Traffic Exchange