Myftiu i Tiranës: Zgjedhjet për Bajram, jo problem - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përshëndet marrëveshjen e arritur nga partitë politike. Myftiu i Tiranes, Ylli Gurra, tha se gjetja e kompromisit, shmangu futjen e vendit ne krize edhe me thelle.Myftiu i Tiranës u ben thirrje partive politike, qe gjate fushatës elektorale, e cila përkon me muajin e Ramazanit te kenë kujdes me gjuhen qe përdorin, per te respektuar ata qe agjërojnë. Ylli Gurra thotë se ne datën 25 qershor, qe është edhe dita e Bajramit, për myslimanet nuk ka asnjë pengese për te votuar. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon qe deputetet e ardhshëm te zbatojnë me përgjegjshmëri detyrën e tyre qe buron nga vota e popullit.