Ora News – Blushi dhe Hafizi do votojnë kundër qeverisë së marrëveshjes PS-PD

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marrëveshjen politike mes PS dhe PD kreu i LIBRA, ben Blushi e quajti pazar. Ai tha se në votimin e ministrave për herë të parë Gramoz Ruçi do të jetë krah Sali Berishës.
Blushi: Do jem i vetmi, bashkë me zonjë Hafizi, dy deputetë LIBRA që do ta votojmë atë qeveri kundër, gjithë këta do votojnë pro. Sali Berisha voton qeverinë e Edi Ramës, Edi Rama ministrat e Sali Berishës.
Blushi theksoi se kandidatët e partisë LIBRA nuk janë milionerë për të bërë fushatë njësoj si partitë e mëdha.
Blushi: LIBRA është vetëm në hapat e parë të vet, sepse LIBRA është një projekt afatgjatë i cili kërkon që të jetë një vend më i drejtë, të jetë vend më i mirë, të ketë më shumë dinjitet, të ndahet më mirë pasuria, të ndëshkohen ata që korruptojnë dhe korruptohen, të ketë një parlament njerëz të zakonshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-dhe-hafizi-do-votojne-kunder-qeverise-se-marreveshjes-ps-pd/

Free Traffic Exchange