Ora News – Projekti i Lungomares përfundon në shtator

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatori do të vendosë vulën në projektin e Lungomares, që pas vonesash, do të mbyllë gjithë kantieret e hapura në qytetin e Vlorës. Por, punimet më të mëdha do të mbyllen që në qershor për të mos krijuar probleme me sezonin e ri turistik. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli thotë se puna vijon në dy segmente që janë vitalë për lehtësimin e trafikut gjatë verës.

Projekti i Lungomares, një nga investimet më të rëndësishme në qytetin e Vlorës, pritet të përmbyllet në muajin shtator. Aktualisht, po punohet në disa segmente që janë në shërbim të sezonit turistik dhe hapja e të cilave është emergjencë për një verë të suksesshme në qytetin bregdetar. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli siguron se nuk do të ketë pengesa për turistët.
Leli: Gjatë ditëve të pikut aty ku ka më shumë trafik, Lungomarja të shërbejë si një kalim drejt tunelit dhe pjesa tjetër të shërbejë si korsi kthimi për të përmirësuar trafikun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-i-lungomares-perfundon-ne-shtator/