Ora News – Shqiptarët në NASA, kërkojnë votën e publikut për të qënë fitues

2017-07-06 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jurgeni, Fabjoni, Ema, Nikolini, Denisi dhe Alerti, janë të rinjtë e talentuar shqiptarë që përmes aplikacionit ?Blue Odyssey?, konkurrojnë në garën ndërkombëtare të NASA. Përmes këtij programi, çdokush mund të shoh imazhet në 3D të diellit, hënës,tokës duke përdorur saletitët e Nasës. Të rinjtë ndajnë disa nga detajet e projektit.
Fabion Gjuzi: ?Ne me projektin që bëmë arritëm të fitonim në kategorinë ?People Choise? në Shqipëri dhe aktualisht konkurrojmë në të gjithë botën.?
Denis Ibrahimi: ?Duket sikur ti po sheh nga sateliti. Nëse ti rrotullon kokën mund të shohësh diellin, hënën, tokën. Është një eksperiencë me të vërtetë shumë e bukur.?
Nikolin Kosta: ?Me anë të kameras së celularit ti e skanon atë dhe mund të shohësh modelet 3D në kohë reale.?
Jurgen Jazaj: ?Kemi mundësi që nëse dalim vendi fitues, shteti jonë shqiptar përfaqësohet në NASA nga grupi ?Blue Odissey?.?
I ka lidhur bashkë pasioni për teknologjinë, ndaj vendosën që këtë herë të prezantojnë Shqipërinë me idenë e tyre novatore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-ne-nasa-kerkojne-voten-e-publikut-per-te-qene-fitues/

Free Traffic Exchange

Videos similaires