http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania ben realitet masat e ashpra per azilkërkuesit. Duke nisur nga sot e ne vazhdim, azilkërkuesit qe u refuzohet qëndrimi ne Gjermani, do te riatdhesohen ne kohe shume te shpejte. Bundestagu miratoi një projektligj te qeverise ?për zbatimin më rigoroz të detyrimit për largim nga Gjermania?, i cili ka shkaktuar shume debate dhe kritika. Azilkërkuesi i refuzuar i ashtuquajtur si ?rrezikues?, prej të cilit mund të pritet që të kryejë akte të rënda penale, përmes ligjit të ri mund të mbahet më lehtë në arrest dëbimi ose të mbahet nën vëzhgim. Gjithashtu në të ardhmen arresti për dëbimin do të jetë i mundur edhe nëse dëbimi nuk mund të realizohet brenda tre muajve. Kohëzgjatja maksimale e arrestit për dëbim do të zgjatet nga katër në dhjetë ditë. Përveç kësaj, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët ka të drejtë, që të verifikojë telefonat celularë, tabletat dhe laptopët e azilkërkuesve pa dokumenta identifikimi, për të verifikuar identitetin e tyre. Organizatat e të drejtave të njeriut, shoqatat sociale dhe opozita e kritikuan ashpërsimin e ligjit të azilit duke e quajtur atë si një cenim të të drejtave themelore për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje.