Report TV - Tiranë,LSI takim me të rinjtë,Meta: Rinia kërkon shanse dhe i meriton

2017-07-06 0

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësisë administrative nr. 5 të Tiranës.

Pjesë e këtij takimi ishte Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kandidatët për deputetë të LSI-së së Qarkut Tiranë, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, etj.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi rolin e rinisë shqiptare, duke u shprehur se çdo të riu i duhen dhënë shanse që Shqipëria të ketë një të ardhme më të mirë.