Rama: Demokratët nuk po tregojnë se dinë të bëjnë shtet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me fermerët e fshatin Progër në Korçë. Gjatë takimit Rama tha se shqiptarët në këto zgjedhje kanë dy alternativa, për të bërë më shumë, ose për të humbur edhe ato që janë bërë. ?Kur të fillojmë fushatën duhet të kemi një zgjedhje shumë të qartë. Duam të bëjmë më shumë apo ti humbasim dhe këto që janë bërë. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse ata që dolën nga çadra rifuten në zyra, bëhet çadër gjithë shteti prapë nga e para. Edhe çadër që na zë brenda të gjithëve, siç na zuri në 1997 dhe në 2013, me më pak zhurmë por me gjithë ato borxhe? thya Rama. Rama u shpreh më tej se në 48 orët e para pas marrëveshjes ajo që PD ka treguar është nuk di të bëjë shtet por të çmontojë atë. ?Ajo që PD ka treguar deri në 48 orë përpara është se nuk dinë të bëjnë shtet por vetëm të çmontojnë shtetin. Ajo që kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapa është katastrofë. Kemi 1 mijë gjëra që as nuk mund të bëhemi bashkë, ama në fund të ditës jemi përfaqësues të këtij populli dhe nuk na ka borxh populli. Vettingu u bë, do votohet dhe do ta votojnë të gjithë. ? tha Rama.