http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin e rrugës ?Shefqet Kuka?, si dhe të rrugëve lidhëse në njësinë nr. 4, çka u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se falë investimeve të tilla është bere i mundur transformimi i një zone në të cilën nuk ishte vënë dorë prej vitesh. ?Mbaj mend, jo vetëm në fushatë, po edhe para 6 muajve, kjo ishte një zonë e ngjashme me shumë vende që i kemi parë në dokumentarët për Afrikën. Kur binte shi balta bëhej deri në gju, kur kishte diell pluhuri të zinte fytin. Sot është një situatë krejt tjetër, kemi një rrugë të të gjitha standardeve. Rruga sjell civilizim?. Veliaj deklaroi se investime të tilla janë tregues se Bashkia e Tiranës punon me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtën cilësi për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, si në qendër, ashtu edhe në periferi. ?Me sheshin ?Skënderbej? që e hapim në 10 qershor japim sinjalin e parë të një Tirane moderne. Por, nuk kemi lënë pas dore asnjë zonë të periferisë, që cilido që rritet në Tiranë të jetë një fëmijë që rritet në një ambient të pastër, të jetë një familje që ka akses në shërbime dhe të jetë një komunitet ku secili përfiton nga investimet e bashkisë dhe jo siç ndodhte më parë, kur investimet ndaheshin në në varësi si kishin votuar qytetarët?. Kryebashkiaku garantoi qytetarët se pavarësisht periudhës zgjedhore apo pushimeve të verës, Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë në krye të punëve publike.