Ora News - Më 10 qershor, sinjali i parë i një Tirane moderne

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Tiranë ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës ?Shefqet Kuka?. Kryebashkiaku Erjon Veliaj premtoi se investimet nuk do të ndalen pavarësisht fushatës elektorale. Madje ritmi do të vazhdojë edhe gjatë sezonit të pushimeve verore.
Erion Veliaj:?Mbaj mend, jo vetëm në fushatë, po edhe para 6 muajve, kjo ishte një zonë e ngjashme me shumë vende që i kemi parë në dokumentarët për Afrikën. Kur binte shi balta bëhej deri në gju, kur kishte diell pluhuri të zinte fytin?
Ai deklaroi se investime të tilla janë tregues se Bashkia e Tiranës punon me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtën cilësi për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/me-10-qershor-sinjali-i-pare-i-nje-tirane-moderne/