http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studentet shqiptare po kërkojnë te mësojnë gjuhen gjermane. Arsyeja është e thjeshtë: Duan te ikin ne Gjermani, sepse puna e tyre paguhet dhe vlerësohet me shume atje. Eriola Bulku ka dy vite qe ka mbaruar studimet per Infermieri te Përgjithshme, dhe prej 1 viti e gjysmë është ne marrëdhënie pune. Kjo nuk e ka penguar qe te ndjeke kursin e gjuhës gjermane dhe tashme po pret vetëm vizën nga ambasada, për t?u larguar nga Shqipëria. Por degët e mjekësisë, nuk jane te vetmet qe po dërgojnë studente dhe profesioniste ne shtetin gjerman. Meridita Kola, koordinatore në një qendër gjuhësh të huaja, thotë se gjermanishtja është më e preferuara kohët e fundit. Gjermania përbën aktualisht një nga tregjet më të mëdha në Evropë me mundësi të lartë punësimi, sidomos për infermierë, fizioterapistë dhe degë të tjera që lidhen me përkujdesjen shëndetësore.