Ora News – “Çadra”, arritjet dhe keqkuptimet e një proteste paqësore

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur Lulzim Basha vendosi të ngrinte një çadër përpara 90 ditësh në bulevard, pak metra larg zyrës së kryeministrit Rama, ndoshta nuk e dinte se çfarë do i duhej të kalonte për të mbërritur tek orët e gjata të 18 majit që përfunduan me një marrëveshje me maxhorancën dhe përfaqësim teknik të opozitës për zgjedhjet e shtyra me një javë për në 25 qershor. Por tanimë Lulzim Basha është duke bërë bilancin e një qëndrese që i dha një profil më të fortë politik dhe një mbështetje më të gjerë për kauzat e ngritura nga opozita. Çfarë do të bëjë Lulzim Basha me ketë mbështetje dhe marrëveshje të re mbetet për t?u parë nga shqiptarët dhe sidomos demokratët që presin të rikthehen në pushtet.
Tani është vetëm çështje çmontimi dhe bullonash. Por për 90 ditë ishte shpresa e demokratëve dhe mbështetësve të opozitës për të mbrojtur votën ndaj shit-blerjes së trafikantëve.
Basha: Shesh pas sheshi, rrugë pas rruge.
Tenda e bardhë e pagëzuar si çadra e lirisë u ngrit me 18 shkurt në përfundim të protestës së opozitës.
Po në datë 18, por 3 muaj më pas, në maj demokratët shpërngulen nga vendqëndrimi provizor përpara zyrës së Kryeministrit.
Kërkuan me ngulm dhe ultimatum kokën e Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje pa të, por arritën të merrnin 7 Ministri teknike dhe një marrëveshje me maxhorancën që e cilësuan si fitore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cadra-arritjet-dhe-keqkuptimet-e-nje-proteste-paqesore/