Ora News – Nikolla zëvendësohet me ministër teknik, ja mesazhi për mësuesit

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me arritjen e marrëveshjes Rama-Basha, Ministrja e Arsimit Linidta Nikolla duhet që postin e saj t`ia dorëzojë ministrit teknik propozuar nga opozita. Për këtë të fundit ajo ka një porosi, të vërtetojë që qeveria Rama ka distancuar politikën nga arsimi. Përmes rrjeteve sociale Nikolla ka shprehur mirenjohje ndaj Kryeministrit Edi Rama, mësuesëve si dhe sportistëve.
Lindita Nikolla është njëra prej ministreve që largohet me arritjen e paktit Rama-Basha të 18 Majit. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Nikolla liston arritjet gjatë 3-viteve e gjysmë në krye te Minsitrisë së Arsimit. Larguam politikën nga arsimi shprehet Nikolla teksa fton pasardhësit që ta vërtetojë atë.
Nikolla: Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi.Me largimin tim si minister, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.
Ministrja ka shprehur mirënjohje për kolegët e mësuesit ndërsa ka një porosi për këta të fundit
Nikolla: Më lejoni një lutje të dashur kolegë, Jeni në përgatitjet e fundit të mbylljes së vitit. Lutem për një vëmendje edhe më të fortë ndaj Maturës Shtetërore.
Listën e mirenjohjeve Nikolla e përfundon me Kryeministrin Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-zevendesohet-me-minister-teknik-ja-mesazhi-qe-jep/