Marrëveshja, reagon Meta: Arritje, por do të ketë surpriza - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta doli i qetë para mediave për të thënë se marrëveshja politike Rama-Basha garantoi jo vetëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, por shmangu dhe rrënimin e demokracisë. Megjithatë, Meta nënvizoi se 25 qershori do prodhojë të papritura.?Shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet pa opozitën. Tani të gjithë duhet të jenë të qetë sepse tani ka garë dhe padyshim do të ketë surpriza. Demokracia është surprizë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë, të njëanshme jo.?I pyetur nëse LSI-ja, partia ku ende militon, deri më 24 Korrik kur do të jetë zyrtarisht President i Republikës, rrezikon nga marrëveshja PD - PS, Meta ndau bindjen se forca të cilën krijoi, do jetë fituese.?Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Ka qenë forca e parë që ka sakrifikuar çdo post për zgjedhje me standarde. Se çfarë synon njëri dhe tjetri këto janë kalkulime partiake.?Meta iu rikthye deklaratës së bërë në kulmin e krizës politike, kur deklaroi se LSI ishte e gatshme të dorëzonte të gjitha postet qeveritare, nëse do i shërbente zgjidhjes së krizës.?LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka insistuar për dialog dhe ka qenë e gatshme për krijimin e qeverisë së besimit. Tani e kemi. LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha postet.?Më herët, kryetar i LSI-së Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp shprehur shqetësimin sa i takon mënjanimit të regjistrimit në KQZ të koalicioneve parazgjedhore.Ndërkohë, të gjithë drejtuesit e lartë të LSI kanë shmangur përgjigjen nëse do ketë një koalicion pas zgjedhor me PS.

Free Traffic Exchange