Report TV - Elbasan, arrestohet biznesmeni Edmond Stafa, i dënuar në Itali

2017-07-06 3

ELBASAN- Një biznesmen i njohur në Elbasan është arrestuar nga Policia mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Edmond Stafaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.

Stafaj është dënuar me 10 vite burg në Itali, për trafikim lëndësh narkotike. Policia e Shtetit thotë se 51-vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Bergamos në Itali.

Në vendim thuhet se Edmond Stafaj ka kryer trafikimin e lëndëve narkotike në Itali. Pavarwsisht se ishte në kërkim ndërkombëtar, prej disa vitesh Stafa kishte arritur t?i shmangej arrestimit duke u fshehur. Por një operacioni i Policisë së Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e tij në Bar-restorant Skampini, biznes që është në pronësi të Edmond Stafës, siç mund të dallohet edhe nga këto faksimile.

Burime nga policia bëjnë me dije se 51-vjeçari ishte në një tavolinë me disa miq, kur është vënë në pranga nga Policia.