Report TV - Durrës, po mbillnin palma, por gjejnë një predhë topi të L II B

2017-07-06 1

Gjendet një predhë topi e kalibrit 122 mm e luftës së dytë botërore.

Kanë qenë punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit në Durrës ata që e kanë nxjerrë në sipërfaqe.

Punonjësit po hapnin gropa për të mbjellë disa palma, por gjatë gërmimit ata kanë hasur në objektin metalik. Pas nxjerrjes në sipërfaqe është konstatuar se kishin të bënin me një predhë të topi të kalibrit të madh që i përket Luftës së Dytë Botërore.

Më pas është njoftuar policia e cila e ka marrë në ruajtje municionin luftarak derisa mbërriti njësia xheniere e Ministrisë së Mbrojtjes e cila merret me asgjësimin e municioneve luftarake dhe atyre të xhenios.

Free Traffic Exchange