Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve të ndryshme mund të organizohen së bashku nën udhëheqjen e administratorëve për të përfituar bashkë-financim për projekte infrastrukturore për të adresuar një problem të caktuar në komunitetin e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi Programin e ?Fondit të Komuniteteve? që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv në mesin e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët.