Report TV - ‘’Pedalo për në punë’’,Veliaj: Mjetet alternative përmirësijnë ajrin

2017-07-06 0

Me hapjen e bulevardit janë liruar edhe korsitë e biçikletave, që mundësojnë lëvizjen e qytetarëve për në punë.

Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit ??Pedalo për në punë??, që ka për qëllim ndërgjegjësim qytetar për përdorimin e mjeteve alternative si ecja në këmbë.

?U çlirua bulevardi, do të thotë u çliruan edhe korsitë e biçikletave. Sot jemi në një situatë ku komuniteti ynë, i atyre që përdor biçikletat është trefishuar. Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara por edhe të mbrojtura, pra si një kanal i mbrojtur nga makinat dhe trotuari për të siguruar që edhe eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci që është një udhëtim i sigurt dhe një udhëtim jo problematik?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange