Report TV - Pakti politik,bilanci,çfarë fituan dhe humbën Rama e Basha

2017-07-06 0

Me zbardhjen e pikave të marrëveshjes Rama-Basha, ka një bilanc të qartë sa i takon lëshimeve, ofrimeve dhe tërheqjeve të palëve në raport me pozicionet e mëparshme. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë tre ditëve të negociatave të ethshme, ka braktisur kushtet kryesore, mbi të cilat ngiri çadrën e ngujimit dhe shpalli Republikën e Re.

Nën presionin amerikan dhe rrezikun e daljes nga skena politike, Lulzim Basha hoqi dorë nga kryeministri teknik, votimi dhe numërimi elektronik, nga kushti i shtyrjes së zgjedhjeve në vjeshtë, nga përbetimi se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër etj. Votimi dhe numërimi elektronik, boshti i kauzës së Partisë Demokratike, nuk do të aplikohen në këto zgjedhje parlamentare, por do të eksplorohen mundësitë për t?u aplikuar në zgjedhjet e 2021. Megjithatë, Lulzim Basha dhe opozita shqiptare, si asnjë opozitë tjetër në Evropë, do të futen në zgjedhjet parlamentare me njërën këmbë në qeveri.