Stop - Skandali, medikamente të ndaluara shiten lirisht në farmacitë bujqësore! (18 maj 2017)

2017-07-06 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-185-sezoni-2/

Në farmacitë bujqësore në Shqipëri, medikamentet e ndaluara me ligj tregtohen lirisht, duke vënë cdo ditë në rrezik jetën e qytetarëve.Gazetarët e emisionit ?Stop? kanë blerë me lehtësi antibiotikë të ndaluar në Tiranë, Durrës, Lushnjë e Berat.Por atë, që ?Stop? e bëri me lehtësinë më të madhe, e ka të pamundur shteti.Në një komunikim me kryeveterinerin e Tiranës, Sulejman Kullolli, ky i fundit thotë, se nuk janë konstatuar ilace të ndaluara dhe tregon masat teorike, nëse ka shkelje.Po kështu AKU përgjigjet, se nuk ka medikamente jashtë listës së miratuar.

Ministria e Bujqësisë, duke u bazuar në normat e Bashkimit Europian, prej vitit 2013 ka ndaluar importimin dhe përdorimin e disa produkteve mjekësore veterinare të caktuara. Por emisioni ?STOP? ka konstatuar se përveç faktit që vazhdon importimi dhe përdorimi i tyre, ato edhe mund të blihen lehtësisht në çdo farmaci bujqësore. Këto produkte të ndaluara vazhdojnë të përdoren dhe si rrjedhojë transmetohen edhe te njerëzit, për shkak të konsumimit të produkteve të kafshëve.

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? ka vëzhguar farmacitë bujqësore në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ka rezultuar se mund të blihen fare lehtë.

Farmacia 1 në Berat
Qytetarja ?Metri??
Farmacisti ? Metri Cef.
Qytetarja ? Ke?
Farmacisti ? Kam. Ja!
Qytetarja ? Më jep një!
Farmacisti ? Metri Cef 3.
Qytetarja ? Po!
Farmacisti ? Një. Ja!
Qytetarja ? Sa bën kjo?
Farmacisti ? Shtatë.
Qytetarja ? Shtatë mijë lekë (të vjetra)?
Farmacisti ? Po!

Farmacia 2 në Berat
Qytetarja ? Më duhet nga këto?
Farmacistja ? Fumidil nuk ka më për?
Qytetarja ? Bletët.
Farmacistja ? Dimetritazol, po! Dimetritazolin, sa gjela deti ka?
Qytetarja ? Ai më tha nja tre, për tre gjela deti.
Farmacistja ? A tre gjela deti ka?
Qytetarja ? Sa bën kjo?
Farmacistja ? Ja, do t?i vej një pesëqind lekëshe. Se tre gjela deti, gjysëm luge kafe me ushqim.
Qytetarja ? Mbaji lekët!
Farmacistja ? Gjysëm luge kafe.

Farmacia 1 në Lushnjë
Qytetarja ? Më fal! Dua këtë Calcio Colier Forte, po e dua të Reafarm?ës?
Farmacisti ? Tani, të Reafarm-ës e kam. Se ky i Reafarm?ës, është shoku im nga Fieri, Agroni. Do një shishe? Tani Linco me Spectino INJ e kam unë.
Qytetarja ? Epo mirë, ma jep!
Farmacisti ? Jepja atë të Reafarm-ës! Ajo është për çalën e deleve, ose për çalën e lopëve.
Qytetarja ? E di, e di.
Farmacisti ? Mund ta përdorësh.
Qytetarja ? Sa është kjo?
Farmacisti ? Kjo është tetë mijë lekë (të vjetra).

Farmacia 2 në Lushnjë
Qytetarja ? Vaksinë për murtajë?
Farmacistja ? Këto janë të gjitha që merren me porosi, asnjë gjë nuk merret që ta kesh prezente në farmaci. Të gjitha merren me porosi sepse këto e kanë shumë afat-shkurtër skadencën. Ça të them unë?! Ti edhe po porosite do lësh kaparin këtu. Unë do pyes kompaninë sa është të vijë këtu, do lësh kaparin, se mua më ka n...

Free Traffic Exchange