Report TV - Mbyllet çadra pas 3 muajsh, Basha: Marshojmë drejt fitores

2017-07-06 2

Pas tre muajsh qëndresë mbyllet çadra e Partisë Demokratike në sheshin para Kryeministrisë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të fundit në çadër deklaroi se pas arritjes së marrëveshjes 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë duke lënë të nënkuptohet se tashmë çadra do të mbyllet për të nisur fushatën.

Basha tha se beteja për zgjedhje të lira u kurorëza jo me rrëzimin e plotë tëqeverisë, por me gjysmën e saj, me garanci që duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund.

"90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në cdo cep të Shqipërisë, kjo ishte vetëm nxemja.

90 ditët e historisë të bashkimit tonë janë krenaria e një shoqërie dhe prova se e vetmja vlerë që mund të keqen, që nxjerr një shoqëri nga drita e errësirës është bashkimi.

Free Traffic Exchange