Ora News – Profili i politikanit që solli pikënisjen e zgjidhjes së krizës në Shqipëri

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paketa McAllister Plus është padyshim togfjalëshi më i përdorur në skenën politike shqiptare në dy ditët e fundit për t?ju referuar paketës për të cilën kanë rënë dakord Kryeministri, Edi Rama dhe Kryeopozitari, Lulzim Basha. Por kush është David McAllister, politikani i cili solli pikënisjen e zgjidhjes së krizës?
46-vjeçari ka një karrierë të pasur politike, e cila nis me angazhimin e tij në strukturat rinore të CDU-së, partisë që aktualisht drejtohet nga Kancelarja Angela Merkel.
Në vitin 2001 ai zgjidhet Kryetar Bashkie i qytetit të tij të lindjes, Bad Bederkesa, por qëndron në këtë detyre vetëm për një vit, pasi promovohet si sekretar i përgjithshëm i CDU-së për landin e Saksonisë së Poshtme, një nga 16 shtetet federale të Gjermanisë, me një popullsi prej 8 milionë banorësh.
Në vitin 2005, Kancelarja Merkel i ofron postin e Sekretarit të Përgjithshëm të CDU-së, por McAllister e refuzon me argumentin se nuk donte të ngjitej kaq shpejt në shkallët e politikës.
Rritja e tij vijon me zgjedhjen tashmë si kryetar i kriStian-demokratëve për Saksoninë e Poshtme në vitin 2008, e më pas zgjedhja si Kryeminsitër i këtij landi, post në të cilin qëndron nga viti 2010 deri në 2013.
Pas këtij momenti, angazhimi politik i McAllister merr një orientim më të gjerë. Ai zgjidhet deputet në i Parlamentit Europian në vitin 2014, detyrë që e mban deri në ditët e sotme.
Në tetor të 2015, karriera e tij pëson një tjetër ngjitje, me zgjedhjen si zv. President i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në PE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/profili-i-politikanit-qe-solli-pikenisjen-e-zgjidhjes-se-krizes-ne-shqiperi/

Free Traffic Exchange