Rama: Sot fituan të gjithë shqiptarët, më 25 Qershor fiton PS

2017-07-06 0

Nga kryeqyteti Kryeministri Edi Rama tha se me marrëveshjen e arritur një natë më parë fitoi e gjithë Shqipëria, por sipas tij më 25 Qershor do të fitojë Partia Socialiste.

"Ne nuk e kemi fshehur që ne PD pavarësisht se çfarë na thoshin, e donim në fushën e betejës, ne në të gjitha rastet do shkojmë edhe vetëm në zgjedhje për të respektuar ditën, por ne dëshirojmë që PD të jetë në fushën e betejës që ne të fitojmë edhe më shumë sesa 4 vjet më parë. Për më tepër jo vetëm do fitojmë, por si asnjëherë në histori, opozita do ketë mundësinë që të shikojë nga brenda gjithë ecurinë e këtyre 37 ditëve dhe në fund do të jetë e detyruar të pranojë fitoren pa por, pa sikur, pa andej apo këtej. Besoj që një gjë duhet ta kemi sot shumë të qartë. Në 25 qershor do fitojë PS, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria. Në 25 qershor fitimtarët do jenë ata që do votojnë PS, por sot kanë fituar socialistët dhe demokratët."

Kryeministri theksoi se në kurriz të shqiptarëve nuk bën kompromise e këtë, sipas tij e tregon edhe fakti se pranoi shtyrjen e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese.

"Ju jeni dëshmitarë të një periudhe jo shumë të lehtë, jeni dëshmitarë të një momenti që sot pas një periudhe jo të zakonshme konfirmon faktin se ne kur themi duam dhe do bëjmë shtet nuk e themi, por e bëjmë. Ne thamë që zgjedhjet nuk janë një lojë e partive dhe në fakt ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë brenda Kushtetutës dhe ligjit, për të fituar betejën e një gjeneratë për një Shqipëri ku gjyqtarët e korruptuar marrin mesazhin e qartë se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë tani më, të numëruara. Ne dimë të udhëheqim, dimë të bëjmë kompromise, por ne as nuk dimë dhe as nuk duam që kompromiset ti bëjmë në kurriz të kushtetutës dhe shqiptarëve pa dallim."/tvklan.al

Free Traffic Exchange