Report TV - Shkodër, 40 shtëpi drejt shembjes shkak është gërryerja nga lumi Drin

2017-07-06 1

Rrezikojnë të shemben 40 shtëpi banimi si pasojë e gërryerjes së tokës nga lumi Drin në lagjen Bahçallek të Shkodrës.

Banorët shprehen se që nga viti 2009 kur është bërë investimi i fundit deri tani nuk ka pasur asnjë interesim, e ndërsa nga rrjedha e lumit Drin investimi ka dal totalisht janë funksionit. Çdo ditë lumi po gllabëron tokë, e ndërsa shtëpia më e largët është vetëm 20 metra. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet në kohë pasi nga viti i kaluar e deri më sot situata është rënduar së tepërmi dhe se Lumi Drin është i rrëmbyeshëm?

?Drini ka degraduar në atë mënyrë sa po nuk u morën masa shpejt e shpejt është e vështirë që të ndalohen dëmet që do bëhen. Këtu rrezikohen 30-40 familje që janë bregut. Shtëpia më e largët e ka 20 metër larg Drinin?, tha një nga banorët.

?Në këtë situatë që është sot Drini nuk ka qenë asnjëherë. Janë marrë masa por janë degraduar dhe nuk e mbajnë më Drinin?, tha një tjetër banor.