Disa automjete dhe motoçikleta të bllokuara, dhjetëra gjoba të vendosura për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Është ky bilanci i aksionit të policisë rrugore të Shkodrës për penalizmin e drejtuesve të automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Aksioni i policisë rrugore është kryer në dy nga akset më problematike për sa i përket aksidenteve, atë të Shkodër- Lezhë dhe autostradën Shkodër- Hani i Hotit.
Sipas drejtuesve të policisë masat janë ndërmarrë për përballimin e trafikut gjatë muajve të verës.
Gjatë stinës së Verës shtimi i mjeteve motorike në Qarkun e Shkodrës rritë numrin e aksidenteve në rrugë.