Ky kryq rreth 250- vjeçar prej argjendi i kishës së Shën Mërisë, në Elbasan, i gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748, gjendej prej dekadash në bodrumet e Muzeut Historik Kombëtar.
Qëndronte në errësirë me ikonën e Shën Gjergjit të Kishës së Nokovës së Lunxhërisë dhe Ikonën e Shën e Premtes të marrë nga kisha në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër.
Plot 19 objekte: Brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, kuti lipsanesh e të tjera, të punuara nga argjendarët vendas, u ekspozuan për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar.
Te gjendura në fondin arkivor të Muzeut Kombëtar ato rifituan vlerat e humbura nga koha dhe degradimi.
Restauratori i njohur Frederik Stamati i lumtur që iu ktheu shkëlqimin e dy shekujve më parë, shprehet se meritat i përkasin të gjithë grupit të projektit restaurues dhe drejtorisë së Muzeut që dha kontributin përkatës.