Report TV - Shërbimet publike, Harito takim me 3 ministrat e Ballkanin Perëndimor

2017-07-06 0

Shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor kanë bërë sot bashkë 4 ministra të rajonit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe katër ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan mbi ofrimin e shërbimeve, duke ulur prktikat korruptive, rritur efiçencën si dhe duke ulur kohën e prtitjes.

Në fjalën e saj Milena Harito, ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike prezantoi para kolegeve të saj ligjin që vendi ynë ka miratuar për ofrimin e shërbimeve.

?Reforma e shërbimeve publike në Shqipëri mendoj se në rradhë të parë kishte një sfidë , që është e përhershme e Reformave që është ndryshimi i mentalitetit, nga një mentalitet administrativ nga një mentalitet i shërbimit nga klientit. Parimi është i njëjtë, t?i shërbejmë qytetarit, dhe kjo gjë siç ju e thatë me shumë të drejtë është një ide por duhet të përkthehet në mekanizma dhe instrumenta. Dhe që të përkthehet duhet të follojë tek ligji. Për këtë arsye ne në Shqipëri kemi bërë një ligj të veçantë për mënyrën e shërbimeve publike?, u shpreh Harito.