Teksa kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillonte një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve, bashkëshortja e kreut të PD është parë të kalonte aty pranë.
E qetë, duke mos hedhur asnjë vështrim nga Pallati i Kogreseve, vendi ku bashkëshorti i saj po zhvillontë një takim , Aurela Basha drejtohet për nga zyra e saj, e cila ndodhet shumë pranë aty.
Report Tv ju sjell video nga ky moment.
Bashkëshorti i saj, Lulzim Basha së bashku me kryeministrin Rama ka zhvilluar një takim prej më shumë se 5 orësh, në të cilën u diskutua për teknikalitetet që do të mundësonin vënien në zbatim të marrëveshjes që u arrit ditën e djeshme.