TIRANE- Edi Rama dhe Lulzim Basha zhvilluan një takim maratonë prej pesë orësh në ambientet e Pallatit të Kongreseve këtë të enjte, për detajimin e pikave të marrëveshjes së arritur një natë më parë.
Takimi nisi në orën 10:00 të paradites dhe përfundoi rreth orës 15:20. I pari nga takimi doli kryeministri Edi Rama i cili edhe pse i buzëqeshur, shmangi komentet për mediat.
I pyetur se kur do të jetë data e zgjedhjeve, Basha u përgjigj shkurtimisht: "Shumë shpejt do të bëhet publike".