Kukës - Sezoni turistik, policia masa për të shmangur trafikun dhe aksidentet

2017-07-06 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Rrugore e Kukësit ka marrë masat për përballimin e trafikut gjatë muajve të verës. Efektivët e qytetit verilindor thonë se kanë hartuar një plan masash për të rritur sigurinë rrugore sidomos në Rrugën e Kombit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Altin Mena: ?Objektivi kryesor është mbikqyrja dhe lëvizja e lirë e mjeteve në këtë aks rrugor që është problematik në disa segmente. Por ne i kemi marrë të gjitha masat. Do të ketë shërbime të përforcuara të policisë rrugore, patrullat e përgjithshme dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.?
Sipas statistikave zyrtare, gjatë stinës së nxehtë të verës, më shumë se dy milionë shqiptarë të Kosovës dhe të huaj i drejtohen bregdetit përmes pikës kufitare të Morinës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sezoni-turistik-policia-masa-per-te-shmangur-trafikun-dhe-aksidentet/