Tiranë - Elbasan, drejt fundit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më në fund po shkojnë drejt përfundimit punimet për rrugën Tiranë-Elbasan. Behet fjalë për segmentin 13 kilometër, nga rrethrrotullimi i Saukut deri tek Tuneli. Ky segment do të hapet për një muaj, pikërisht në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare. Ai do të jetë i qarkullueshëm pjesërisht për automjetet, ndërsa për përfundimin e plotë, duhet të presim sërish deri në fund të vitit.Sipas të dhënave nga Drejtoria e Rrugëve segmenti prej 10 kilometër nga Sauku deri në Ibë, do të jetë i qarkullueshëm për makinat gjatë muajit qershor. Kompania zbatuese e punimeve është në fazën përfundimtare të shtrimit të këtij segmenti, që do të shkurtojë ndjeshëm rrugën deri në Krrabë.Ndërsa është duke u punuar tek zona e rrëshqitjes në zonën e Ibës. Pas lëvrimit të fondit prej 35 milion dollarë që nevojiteshin për të përfunduar këtë aks, punimet janë fokusuar në rehabilitimin e gjurmës prej 3 kilometër nga Iba në Tunel, me qëllim, parandalimin e rrëshqitjes së tokës.Por për këto punime, duhet të presim dhe disa muaj të tjerë. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, rruga do të quhet e përfunduar plotësisht në fund të këtij viti, nëse punimet shkojnë sipas parashikimeve. Rruga Tiranë- Elbasan, mund të jetë ndoshta autostrada e vetme që për ndërtimin e plotë të saj, janë dashur më shumë 7 vjet.