http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria del nga kriza politike. Takimi i negociuar nga Duka dhe Mediu përfundoi me sukses, me një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës pas një takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës, takim që zgjati mbi tre orë. I pari që ka folur shkurt për mediat ishte Basha. Ai tha se është arritur një marrëveshje sipas paketës McAllister +.Marrëveshja do të detajohet brenda 24 orëve të ardhshme. I pyetur për datën e zgjedhjeve, Basha ka hezituar të flasë, duke i dhënë hapësirë Ramës, i cili është shprehur shkurt ? jam 100% dakord me kryetarin e opozitës për këtë pjesë?.Kaq dhe Rama është largur duke i dhënë dorën Bashës. Ky i fundit është pritur me oavacione nga simpatizantët e PD-së. Direkt pas takimit me Ramën kreu i opozitës ka shkuar në cadër për një komunikim të shkurtër me simpatizantët që ndodheshin aty.