Report TV - Thoma Miço: Zgjedhjet, në 16 ose 23 korrik

2017-07-06 0

Përfaqësuesi i PAA, Thoma Miço, u shpreh pas mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor ku u vendos pushimi i padisë së agrarëve për rrëzimin e listës shumëemërore.

Miço tha se datë e mundshme për zgjedhjet parlamentare mund të jetë edhe 23 korriku.

"Presim marrëveshjen të jetë institucionale dhe më pas të futemi të gjithë në zgjedhje. Si datë për zgjedhjet e theksova datën 16 dhe 23 korrik. Në mënyrë që mos shkelet as Kushtetuta", tha Miço.