Kolegji pushon çështjen - Ankimimi nul, PAA: Nëse dështon marrëveshja, në zgjedhje pa PD

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Agrare Ambjentaliste për terheqjen e ankimimit për shpalljen e pavlefshme të listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë.
Në seancën gjyqësore, PAA u përfaqësua nga Thoma Miço, ndërsa relator i çështjes ishte Gjin Gjoni.
Miço: U gjykua dhe pranua kërkesa jonë paraprake për pushimin e kësaj çështje për arsye që u komentua dhe atje. Pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës dhe ajo çka është më e rëndësishmja ku afati 18 qershor në marrëveshjen e tyre nuk do të jetë si datë e mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare por do jetë një datë tjetër. Do riciklohen afatet e depozitimit dhe regjistrimit të partive, listat shumëemërore, në këtë kuptim nuk përbënte sens që të vazhdonim gjykimin në Kolegjin Zgjedhor. Bëmë kërkesën që gjeti miratimin dhe i hapi rrugën marrëveshjes të vazhdojë të implementohet dhe përfundojë sot me gjithë hollësitë e veta në mënyrë që të gjithë partitë të marrin pjesë në zgjedhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kolegji-zgjedhor-pranon-kerkesen-e-paa-per-terheqjen-e-ankimimit/

Free Traffic Exchange