Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonën e Zvërnecit në Vlorë, po i jepet dora e fundit infrastrukturës pritëse për pushuesit. Operatorët privatë kanë sistemuar zonën të shumëpreferuar nga pushuesit familjarë. Gjithashtu këtë sezon, subjektet i kanë të përgjysmuara taksat e plazhimit pas lehtësirave fiskale nga bashkia e Vlorës.
Në plazhin e Zvernecit në Vlorë kanë nisur përgatitjet për mbarëvatjen e sezonit turistik.
Operatorët privatë kanë nisur sistemimin e rërës, ndërsa janë vendosur çadrat e para të kashtës.
Nxënësit e shkollave janë pushuesit e parë të vijës bregdetare të Zvërnecit, të cilët shijojnë disa orë pranë detit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sezoni-turistik-plazhi-i-zvernecit-pret-pushuesit-e-pare/