Report TV - S'tërhiqet nga kërkesa PAP e Dojakës

2017-07-06 0

Pavarësisht se PAA e Agron Dukës është tërhequr nga ankimimi, të njëjtën gjë nuk e ka bërë partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës, parti kjo e koalicionit të majtë.

I pyetur nga Report Tv, kreu i kësaj force politike, Dojaka, deklaroi se s'do tërhiqet nga ankimimi për rrëzimin e listave të 18 qershorit.

"Është shumë e qartë shkelja ligjore, Kolegji Zgjedhor deklaron qartë se listat duhet të depozitohen jo më vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve. Dhe përmes një llogaritje, data 29 e prillit, kur janë bërë dorëzimet e listave, është në shkelje me ligjin. Jemi të nderuar që jemi në mbështetje të shtetit ligjor. Është gjykata e cila jep verdiktin përsa i përket ligjit dhe ne do të jemi vetëm shërbëtorë të ligjit", u shpreh Dojaka.