Report TV - LSI, Vasili: Dakord me paketën 'McAllister' dhe zgjedhjet në 16 Korrik

2017-07-06 1

Kryetari i LSI, Petrit Vasili pas përfundimit të takimit ka deklaruar se paketa 'McAllister' jep garanci për opozitën, ndërsa është dakord për shtyrjen e zgjedhjeve në datë 16 Korrik.

"Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm me produktin e negociatave mes PS dhe PD, sipas negociatave të amerikanit Yee dhe me paketën 'McAllister', kjo ka qenë baza e diskutimit.

LSI e bindur në atë që paketa 'McAllister' duhet të zbatohet pikë për pikë, duhej pranuar që kur u bë publike, megjithatë nuk është kurrë vonë, i jep përgjigje krizës, i jep besim për zgjedhje të lira dhe është një paketë komprmosi për të gjithë e pranueshme.