Flet pas takimit - Mediu: Të gjitha partitë pro paketës McAllister+, vetëm Rama jo

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëri prej organizatorëve të tryezës me përfaqësuesit e partive politike, tha pas takimit se opozita është e gatshme që nesër të votojë vettingun. Pas takimit, Mediu tha se partitë aleate të djathta e kanë pranuar të gjithë paketën McAllister+.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se data 16 korrik, e propozuar në paketën McAllister është e pranueshme dhe zgjidh problematikat që ndajnë palët.
Edhe partneri tjetër i koalicionit qeverisës, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi u shpreh se mbështet paketën McAllister dhe sipas tij 16 korriku ezuaron zgjidhjen e problematikave që shprehur opozita
Për më shumë se dy orë, kryetarët e partive politike qëndruan në Kryesinë e Kuvendit, ku diskutuan mbi pikat që ndajnë mazhorancën dhe opozitën.
Tryeza përfundoi me një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që u finalizua dhe me marrëveshje mes tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nuk-pranon-zgjedhjeve-pertej-qershorit-mediu-te-reflektoje/