Pas lajmit për arritjen e marrëveshjen Lulzim Basha dhe Edi Rama u fiksuan nga kamerat në një shtrëngim duarsh miqësor dhe më pas kryetari i PD u drejtua për në çadër, ndërsa kryeministri u largua mes protestuesve për te vila qeveritare ku ndodhej makina e tij.
Por ndryshe nga herët e tjera, nuk pati asnjë reagim nga protestuesit, që ishin të fokusuar te Basha.
Në çadër të gjithë ishin në festë për marrëveshjen e arritur, pasi e cilësuan si një fitore të opozitës përballë qeverisë.
Basha nga çadra deklaroi se nesër do të nisim përgatitjet për t'u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.
"Gjithçka ka ndryshuar, nesër nisim përgatitjet për t'iu dhënë shqiptarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie që do të ndryshojë, bazuar në vullnetin tuaj" deklaroi Basha nga çadra.