Plazhi i Darzezës në prag të çeljes së sezonit turistik është thuajse jashtë funksionit. Në të gjithë gjatësinë e tij prej 13,5 km, rëra e plazhit është e mbuluar nga plehrat të cilat janë nga më të ndryshmet.
Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit plehrat janë më të shumta pasi ato nuk janë pastruar prej kohësh.
Plazhi i Darzezës kryesisht frekuentohet nga qytetarët fierak. Të vetmit që kanë nisur të pastrojnë janë bizneset private. Institucionet shtetërore janë thuajse janë inekzistente për këtë zonë, por ato janë shumë aktive në kohën që fillojnë këto biznese të kenë punë, duke iu bërë presione nga më të ndryshmet.
?Ne po mundohemi të japim maksimumin, për të plotësuar ato kushtet për plazhista, siç e shikoni edhe vetë ne po e pastojmë vetë plazhin dhe nga ana e Bashkisë nuk është se po shikojmë një investim?
?Armando Subashi e di, po dha urdhër ai e bën?, shprehen banorët.