Një dokumentar i përgatitur nga 3 studentë te gazetarisë tregon situatën e mbetjeve në Shqipëri.
Në dokumentarin e quajtur ?Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri? tregohet se disa Bashki në vend nuk menaxhojnë dot mbetjet.
Për këtë arsye, përfaqësuesja e AKIP Brizida Gjikondi thotë se Shqipëria nuk mund të importojë dot mbetje, përderisa nuk menaxhon këto që prodhohen në vend. Ajo i bën apel partive që të fusin në programin elektoral çështjen e mbetjeve.
?Ky dokumentar do të jap një mesazh për të gjithë shqiptarët për të njohur jo vetëm qytetin ku ata banojnë por të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë se sa e rëndë është situata e menaxhimit, administrimit dhe ndarjes në burim të plehrave në Shqipëri. Ne e bëjmë këtë sot që t?i bëjmë thirrje të gjithë palës politike shqiptare e cila për fat të keq merr dhe rolin e vendimmarrjes që të shprehet qartë edhe para zgjedhjeve, dhe në rast se nuk e shkruajnë në programet e tyre elektorale këtë postulate, të qartë dhe të prerë që janë kundër importit të plehrave ne u bëjmë thirrje partive politike shqiptare që ajo forcë politike të mos votohet?, shprehet Gjikondi.