Ora News – Liria e fesë, Shaheed: Shqetësuese, financimet e huaja pa ditur burimet

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ndodhet përpara disa sfidave përsa i përket lirisë së fesë dhe sundimit të ligjit për sigurinë e vendit nga ekstremizmi. Raportuesi i OKB, Ahmed Shaheed vlerëson bashkejetesën fetare por deklaron se shqetësim mbetet verifikimi i burimit të financimeve të huaja. Madje ai thekson se në Shqipëri disa persona janë nën mbikqyrje pasi dyshohen se rekrutojnë ekstremistë.
Shoqëria shqiptare duhet të merrest si shembull për tolerancën fetare dhe vlerësohet për numrin e besimeve që ndiqen.
Por po ashtu përballet me shumë sfida, një ndër to është edhe esktremizmi.
Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e fesë dhe besimit, Ahmed Shaheed, në qëndrimin e tij në Shqipëri vlerëson se duhen ndërmarrë hapa për sundimin e shtetit ligjor, ndërsa veçon se disa persona në komunitetet fetare janë nën mbikqyrje nga shteti për ekstremizëm.
Ahmed Shaheed: Janë ndërtuar disa monumente kulti apo vende të adhurimit të zotit që nuk janë të lidhura me komunitetin kryesor mysliman. Disa persona në komunitet janë nën mbikqyrje.
Referuar proçeseve gjyqësore ndaj të akuzuarve për ekstremizëm, Shaheed thotë se bëhet fjalë për disa vija të kuqe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/liria-e-fese-shaheed-shqetesuese-financimet-e-huaja-pa-ditur-burimet/