Ora News – Fyeu katolikët? Basha: Vlerësim për ta, fushatë shpifjesh nga Kryeministri

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para se të futej në Kryesinë e Kuvendit në takimin e me krerët e partive parlamentare për krizën politike, kreu i PD Lulzim Basha reagoi ndaj asaj të cilës iu referua si një fushatë shpifjesh që synon të përçajë kombin.
Bëhet fjalë për një deklaratë të tij lidhur me komunitetin katolik. Basha sqaroi se qëllimisht është stigmatizuar ky komunitet dhe keqpërdorur konstatimi i tij lidhur me kandidimin e personave me rekorde kriminale nga kryeministri Rama në veri të vendit.
Ai akuzoi Ramën si përgjegjës të kësaj situate por dhe fushatës së shpifjes nga e cila u distancua.
Basha: Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur e cila me ndihmën e veglave të tij të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqert të përçajë shqiptarët. Marrë shkas nga një intervistë e imja në një gazetë perëndimore ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet shqiptare në Shqipëri, komunitetin katolik. Dua të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta barbare të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët.
Qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë se në zonat më antimkomuniste të Shqipërisë për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetin katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, personi që tani po kalon pas meje zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo kumunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fyeu-katoliket-basha-vleresim-per-ta-fushate-shpifjesh-nga-kryeministri/