VLORË- Rreth 300 subjekte më shumë do t?i shtohen qytetit të Vlorës në këtë sezon veror.
Sipas drejtoreshës së tatimeve, investimet në qytetin e Vlorës si dhe ulja e TVSh nga 20 % për bizneset,kanë bërë që vetëm në fushën e hotelerisë dhe restoranteve të shtohen dhe regjistrohen pranë Drejtorisë së Tatim Taksave në Vlorë.
Sipas drejtoreshës Pranvera Resulaj, procesi i regjistrimeve dhe çregjistrimeve për subjektet e reja është dinamik.
Ajo çfarë është më dominuese në regjistrimet e bizneseve të reja kryesisht janë biznese me të ardhura nga turizmi .