Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Elbasanit deklaroi se Partia Demokratike ka afat deri sonte në orën 24:00 për të pranuar ose jo marrëveshjen për zgjidhjen e ngërçit politik, pasi nesër Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit, të cilat do të zhvillohen edhe pa opozitën nëse vijon bojkotin.
"Nuk mund të them se kemi bërë ndonjë mrekulli për të fuqizuar rolin e grave dhe vajzave për të rritur aksesin e tyre dhe për të arritur atë barazi që duam duke përfshirë edhe trajtimin në punë, por nga katër vite më parë situata është ndryshe.
Ne kemi një qeveri me 50% gra dhe rankohet ndër të parat në Europë për barazinë gjinore.
Konkurset në administratë fitohen më shumë nga vajzat sesa nga djemtë, ndërsa po të shikojmë më poshtë, burrat e kanë penguar Shqipërinë të bëhet Zonjë, burrat janë problemi.