Basha letër Ramës: Pranojmë pa kushte propozimin e Yee - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë që palët janë në kulmin e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës, kryetari demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me një letër kundërshtarit politik kryeministrit Edi Rama. Basha pasi i bën të ditur se ka pranuar propozimin e të dërguarit të veçantë të Uashingtonit për zgjidhjen e krizës, i kërkon të bëjë të njëjtën gjë.?Në emër të opozitës ju njoftoj se që prej ditës së djeshme, ora 12.00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjedhje për krizën politike nga Ndihmës ZëvendësSekretari i Shtetit Yoyt Yee. Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t?i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete, me qëllim garantimin e kushteve për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa asnjë vonesë.?Nuk ka vonuar përgjigja e kreut të qeverisë, i cili përmes Facebookut, i shkruan Bashës, duke thënë se nuk duhet të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara.?Lulzimbasha_al mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë.?

Free Traffic Exchange